Qeveria miraton një propozim për shpronësimet në Hade, Shipitull e zona të tjera

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 11:27
Qeveria miraton një propozim për shpronësimet në Hade, Shipitull e zona të tjera

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Departamentit për Shpronësim në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, lidhur me nxjerrjen e një vendimi preliminar me të cilin miratohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për interes publik për pronat e paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK-ut.

Gjatë prezantimit të këtij propozimi, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se shpronësimet prekin fshatrat Hade, Shipitull, Sibovc e zona të tjera në Obilq.

“Departamenti i Shpronësimit tani i propozon Qeverisë së Kosovës që të nxjerr vendim preliminar me të cilin miratohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për interes publik për pronat e paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK-ut. Zona kadastrale Hade, Shipitull, Leshkosiq, Sibovc në Obiliq”, ka propozuar Aliu.

Vendimi për shpronësim sipas tij është miratuar qysh më 13 dhjetor të këtij viti.

“Sipas propozimit të Departamentit për Shpronësime, Qeveria e Kosovës me datë 13.10.2021 ka miratuar vendimin për miratimin e kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK-ut. Zona kadastrale Hade, Shipitull, Leshkosiq, Sibovc në Obiliq”, ka thënë ai.

Më tutje Aliu, tha se tashmë është mbajtur edhe dëgjimi publik ku pronarët e tokave kanë dorëzuar ankesat dhe kërkesat e tyre.

“Me datën 08.11.2021 ka mbajtur dëgjimin publik dhe pronarët e pronave kanë dorëzuar të gjitha ankesat dhe kërkesat. Pjesë e këtij vendimi preliminar sipas kërkesës së KEK-ut nuk janë pjesë e shpronësimeve pronat e pronarëve që kanë nënshkruar kontrata fakturiale që për shitblerjen e pronave dhe pasurisë sipas kornizës së politikave për zhvendosje sipas tabelës së dërguar nga KEK-u me datë 17.12.2021”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)