33 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti e ka bërë të ditur më herët se zakonisht bilancin e sotëm të Covidit.
Sipas tij, 33 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë, asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 12 persona.
Kurti ka thënë se rastet e reja kanë dalë nga 3058 mostra të marra.
“S’ka mbrojtje më të mirë se vaksinimi”, u shpreh ai në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.
(Kosova Sot Online)