Komuna që nuk e ka asnjë rast aktiv me Covid-19

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 15:27
Komuna që nuk e ka asnjë rast aktiv me Covid-19

Në Komunën e Malishevës aktualisht nuk është asnjë rast aktiv me Covid-19.

Në ndërkohë, nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë regjistruar 2769 raste, 2669 janë shëruar dhe 85 kanë vdekur.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2769 raste, prej tyre 2669 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid, nuk është asnjë rast”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është asnjë rast aktiv me covid-19, pasi nga sot edhe dy rastet e fundit janë shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2769 raste, prej tyre 2669 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid, nuk është asnjë rast.

(Kosova Sot Online)