Lexoni edhe:
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë
Asnjëri nga kandidatët për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese nuk ka arritur t’i marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve në rundin e parë të votimit, të cilat u nevojiten për t’u zgjedhur gjykatës në autoritetin përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës në Kosovë.
Në rundin e parë të votimit për dy gjykatës të Kushtetueses, Etrur Maloku mori më së shumti vota (56), por prapë të pamjaftueshme.
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
I dyti me vota doli Bardh Vokshi me 31. 25 vota i mori Hilmi Jashari, ndërsa Vigan Qorrolli i mori 22 vota.
Sipas një procedure të miratuar paraprakisht nga deputetët, Shukri Sylejmani eliminohet nga gara, pasi mori më së paku vota (14).
“Tash pra, siç e patë, asnjëri prej kandidatëve nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave. Kjo i bie që, në përputhje me atë që e kemi votuar si procedura të votimit, aplikohet principi i tretë, e kjo është që hiqet kandidati që ka marrë më së paku vota”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Rundi i dytë i votimit do të zhvillohet në orën 16:30, tha Konjufca, i cili njoftoi për një pushim paraprakisht.
(Kosova Sot Online)