Arrestohet 22-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje të rënda

  • A.P /
  • 29 December 2021 - 16:38
Arrestohet 22-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Suharekë një person të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjeve të rënda në Suharekë.

I arrestuari është personi me inicialet K.I., 22-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas verifikimeve dhe bashkëveprimit ndërmjet hetueseve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut dhe hetuesve të Stacionit Policor Suharekë, ka rezultuar se personi i arrestuar ishte po i njëjti i cili ishte në kërkim si i dyshuar edhe për gjashtëmbëdhjetë (16) vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale per transferim të parave dhe pompa të derivateve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Suharekë një person të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjeve të rënda në Suharekë. I arrestuari është personi me inicialet K.I., 22-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net. “Pas verifikimeve dhe bashkëveprimit ndërmjet hetueseve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut dhe hetuesve të Stacionit Policor Suharekë, ka rezultuar se personi i arrestuar ishte po i njëjti i cili ishte në kërkim si i dyshuar edhe për gjashtëmbëdhjetë (16) vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale per transferim të parave dhe pompa të derivateve”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)