Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje

  • A.P /
  • 29 December 2021 - 21:57
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një automjet sonte, në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Sot rreth orës 20:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin“, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)