Tentim vrasja në mes sheshit të Prishtinës, policia jep detaje

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 08:35
Tentim vrasja në mes sheshit të Prishtinës, policia jep detaje

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, i cili ka therur me thikë një tjetër, në sheshih “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Jahiri” në Prishtinë, mesditën e së mërkurës.

Policia ka bërë të ditur se viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Trajtim mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari, i cili më pas është dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, ndërkaq rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rr. Bajram Jahiri, Prishtinë 29.12.2021 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull  kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)