Këto kategori do të përfitojnë nga subvencionimi i rrymës

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 11:17
Këto kategori do të përfitojnë nga subvencionimi i rrymës

Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët se do të bëjnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër  dhe për  personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Kjo bazuar në një vendim të Qeverisë të marrë me 23 dhjetor të këtij viti.

Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Njoftimi i plotë:

?????? ??̈? ???????? ?????? ?? ?????????????? ? ?????????̈ ????????? ??̈? ???????? ??̈ ??????̈

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:

? Familjet me asistencë sociale dhe

? Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:

      ?Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale;

      ?Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;

      ?Familjet e Viktimave Civile;

      ?Familjet e të Zhdukurve;

      ?Invalidët e Luftës;

      ?Personat e Verbër;

      ?Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Kategoritë e lartëpërmendura ??? ????̈ ??????̈ ??̈ ??̈ ?????????̈ për të përfituar nga ky subvencionim.

(Kosova Sot Online)