Koalicioni LDK-Vetëvendosje, kështu ndahen pozitat në këtë qytet

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 12:00
Koalicioni LDK-Vetëvendosje, kështu ndahen pozitat në këtë qytet

Uran Halimi i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Komunën e Dragashit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës nga LDK-ja, Bexhet Xheladini.

Halimi është zgjedhur me 17 vota pro dhe 10 abstenime.

Postimi i plotë:

Me 17 vota Pro dhe 10 Vota Abstenim, Uran Halimi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal në Dragash.

Urime Uran, shëndet dhe suksese!

Kryetari i Komunës së Dragashit

Bexhet Xheladini

(Kosova Sot Online)