Dalin rezultatet e analizave për helmimin e 20 nxënësve në Lipjan

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 09:02
Dalin rezultatet e analizave për helmimin e 20 nxënësve në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë rezultuar pozitive analizat për helmimin e 20 nxënësve nga fshati Shalë e Lipjanit.

Njëzet nxënës të shkollës fillore dhe asaj të mesme në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit, ishin helmuar më 6 nëntor të këtij viti.

Nxënësit janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në një “fast food”.

Ndërkaq, policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se mostrat e marra për analiza nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, kanë rezultuar pozitive.

Ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Shale Lipjan 06.11.2021-09:30. Raportohet se me date 06.11.2021 disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dyshohet se  janë helmuar si pasojë e konsumimi të ushqimit në një fast fodd. AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur  analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive . Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)