Vuçiq pyetet se a po bëhet gati për njohjen e Kosovës, kjo është përgjigjja e tij

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 09:31
Vuçiq pyetet se a po bëhet gati për njohjen e Kosovës, kjo është përgjigjja e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i shqetësuar  për siç ka deklaruar ai “situatën në Bosnjë dhe dhe gjithçka që mund të ndodhë – natyrisht jo me veprim të pavarur, por me mbështetjen e atyre që krijuan shtetin e Kosovës”.

Në pyetjen se a po përgatitej ta njihte Kosovën, ai u përgjigj kategorikisht: “Jo! Shkurt dhe qartë”.

Vuçiq në një intervistë për gazetën “Novosti” duke folur për temat më aktuale ekonomike dhe politike dhe qëndrimin e Serbisë, thotë se më së shumti është i shqetësuar për situatën në rajon dhe presionet e jashtme.

(Kosova Sot Online)