Çmendet ferizajasi, dehet dhe tenton t’i sulmojë me sëpatë gruan dhe djalin

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 09:37
Çmendet ferizajasi, dehet dhe tenton t’i sulmojë me sëpatë gruan dhe djalin

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Një 56-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi që kishte sulmuar gjatë ditës gruan e tij fizikisht.

Ai madje gjatë natës në gjendje të dehur ka tentuar t’i sulmojë me sëpatë gruan dhe djalin e tij, por që është penguar nga anëtarët e tjerë të familjes.

Në lidhje me rastin ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:40 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Lulzim Guta’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) 56 vjeçar, i cili gjatë ditës kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, mirëpo nuk ishte raportuar ky rast.

Më pas, në mes natë në gjendje të dehur tenton me sëpate të sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij , mirëpo pengohet nga anëtarët tjerë të familjes.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori për Dhunë në Familje dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

(Kosova Sot Online)