Intervistohen 22 persona që u kapën duke luajtur bixhoz në Mitrovicë

  • S.A /
  • 31 December 2021 - 12:39
Intervistohen 22 persona që u kapën duke luajtur bixhoz në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka intervistuar 22 persona pasi të njëjtit u kapën duke luajtur bixhoz në një lokal në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 782 mjete që shërbejnë për lojëra të fatit.

Ndaj të dyshuarve është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 Gjithashtu atyre u janë shqiptuar edhe gjoba për mosrespektim të masave kufizuese Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Nën dyshimin e bazuar për  veprimtari të dyshimta, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, gjatë natës në rrugën “Ukshin Kovaçica “ kanë  vërejtur se brenda një lokali po zhvilloheshin  veprimtari të kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur 22 persona, ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar 782 mjete të ndryshme që shërbejnë per lojëra fati/bixhozi (zare, çipa, letra etj.)

 Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në  rastin në fjalë.

  Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar personat të cilët pas intervistimit  janë  liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’. Gjithashtu atyre u janë shqiptuar edhe gjoba për mosrespektim të masave kufizuese Covid-19.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/?ref=nf&hc_ref=ARRAAtkx7GomZ5l8DneThNKpdFWlg7IkLG-7eapfj9kBJJVoCN1ds205IpwmVI490x8

(Kosova Sot Online )