Aksidenti te rrethi i Çagllavicës, Policia jep detaje

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 15:55
Aksidenti te rrethi i Çagllavicës, Policia jep detaje

Media  pak më parë raportoi për një aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, ku një kamion është rrokullisur. Lidhur me këtë rast, Policia ka dhënë detaje.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete transportuese.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

(Kosova Sot Online)