Festimet për Vitin e Ri zbehen nga pandemia për të dytin vit radhazi

  • A.P /
  • 31 December 2021 - 18:25
Festimet për Vitin e Ri zbehen nga pandemia për të dytin vit radhazi

Në shumë vende planet për festimet e natës së Vitit të Ri ose janë zbehur, ose anuluar për shkak të shtimit të rasteve me Covid.

Zelanda e Re ishte ndër vendet e para që priti Vitin e Ri me një shfaqje dritash në kryeqytetin Aukland, por shumë më të vogël se në të kaluarën.

Australia nuk i anuloi planet për festimet para Operas së famshme të Sidneit, megjithë shtimin e lartë të infeksioneve, por grumbujt e njerëzve ishin shumë më të vogla se në periudhën para pandemisë, kur në qendër të Sidneit dilnin deri në 1 milionë vetë.

Në Indonezi shumica e banorëve do ta kalojnë vitin e ri në shtëpi, pasi qeveria ka ndaluar festimet. Në Xhakartë fishekzjarret dhe grumbullimet janë ndaluar, ndërsa restorantet punojnë me orar të kufizuar.

Në Vatikan, Papa anuloi daljen e tij tradicionale për natën e vitit të ri tek sheshi i Shën Pjetrit.

Në qytetet kryesore të Italisë janë anuluar koncertet jashtë të 31 dhjetorit, ndërsa vendi ndeshet me një shtim të madh rastesh. Napoli anuloi shfaqjen e fishekzjarreve për të parandaluar banorët që të mblidhen në rrugët e qytetit.

(Kosova Sot Online)