Halil Kastrati i gatshëm t’ia ndërtojë shtëpinë Albin Kurtit

  • A.P /
  • 31 December 2021 - 18:46
Halil Kastrati i gatshëm t’ia ndërtojë shtëpinë Albin Kurtit

Humanisti Halil Kastrati ka thënë se është i gatshëm që të ndihmojë  në ndërtimin e një shtëpie për kryeministrin Albin Kurti në rast se ai ka nevojë.

Kastrati  ka thënë se beson që shqiptarët e marrin përsipër që kryeministrit t’ia ndërtojnë shtëpinë.

“Unë jo. Unë nuk ndërtoj shtëpi, ndërtojnë shqiptarët dhe besoj që kryeministrit ia marrin përsipër që t’ia ndërtojnë shtëpinë. Nesër nëse e dijnë që vërtet ka nevojë edhe vet i pari inkuadrohem që ta bëj me shtëpi”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)