KEDS tha se qytetarët nuk do të mbesin pa rrymë në natën e Vitit të Ri, Vranjevci në terr

  • A.P /
  • 31 December 2021 - 20:23
KEDS tha se qytetarët nuk do të mbesin pa rrymë në natën e Vitit të Ri, Vranjevci në terr

Anipse KEDS ka njoftuar se është siguruar import i nevojshëm për festën e ndërrimit të moteve, një pjesë e Vranjevcit ka mbetur pa energji elektrike.

Lexues  nga Vranjevci kanë treguar se aktualisht janë pa rrymë, gjë kjo që e vështirson festën e Vitit të Ri.

Kujtojmë se ka disa ditë që Kosova po përballet me mungesë të energjisë elektrike, por që nga dje është paralajmëruar se nuk do të ketë reduktime të rrymës në festën e ndrrimit të moteve.


(Kosova Sot Online)