KOSOVA SOT ONLINE: Gëzuar Vitin e Ri 2022 me shëndet e mbarësi

  • A.P /
  • 01 January 2022 - 00:09
KOSOVA SOT ONLINE: Gëzuar Vitin e Ri 2022 me shëndet e mbarësi

Të dashur lexues, redaksia e gazetës "Kosova Sot Online" ju dëshiron urimet më të përzemërta për një përfundim të mirë të këtij viti dhe fillim të mbarë të Vitit të Ri 2022: Qoftë vit gëzimi, paqeje, dashurie, drejtësie e begatie shpirtërore e njerëzore.

Çdo vit sjell me vete gëzime e dhimbje, realizime e dështime, perspektiva e çështje që presin zgjidhje.

Megjithatë, ende pa e kapërcyer mirë kufirin ndërmjet dy viteve, sonte le t’ia lartojmë Zotit lutjen tonë të falënderimit e mirënjohjes për të mirat që ka bërë për ne dhe për të gjitha çastet që kemi përjetuar gjatë këtij viti që po mbaron.


Gëzuar miqë 2022, vazhdoni t'i qendroni besnikë medias më transparente në trojet shqipfolëse "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)