Foshnja e parë në vitin 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë u lind në 00:01

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 09:50
Foshnja e parë në vitin 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë u lind në 00:01

Ka ardhur në jetë fëmija i parë për vitin 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Vetëm një minutë pas orës 00:00, ka ardhur në jetë fëmija nga nëna H.Sh. e cila ka lindur fëmijën e parë me operacion cezarian.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Dr. Jakup Ismajli.

Ai ka thënë se foshnja mashkull ka ardhur në jetë me peshë 3180, dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(Kosova Sot Online)