E pabesueshme/ Në tre vitet e fundi, macet kanë shkaktuar më shumë se 100 zjarre

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 10:51
E pabesueshme/ Në tre vitet e fundi, macet kanë shkaktuar më shumë se 100 zjarre

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë paralajmëruar pronarët e kafshëve shtëpiake që të jenë vigjilentë, pasi macet kanë shkaktuar më shumë se 100 zjarre në tre vitet e fundit.

Autoritetet në Seul apeluan, theksuan se kishte 107 zjarre nga janari 2019 deri në nëntor të këtij viti. 

Dyshohet se zjarret janë shkaktuar pas ndezjes së sobave elektrike.

Macet mund t'i ndezin këto pajisje pasi të ngjiten në kontrollet e saj të ndjeshme ndaj prekjes.

Katër persona u plagosën nga zjarret, dhe më shumë se gjysma e zjarreve ndodhën ndërsa pronarët e kafshëve shtëpiake ishin jashtë shtëpisë.

Prandaj, u theksua se është veçanërisht e nevojshme të zvogëlohet rreziku kur askush nuk është në shtëpi. 

U sugjerua që pranë sobës të mos kishte objekte të ndezshme, si dhe të përdorej opsioni i fikjes automatike.

Është theksuar se numri i zjarreve është rritur ndjeshëm që nga viti 2016, kur janë regjistruar vetëm tetë. 

Por, duket se ky problem nuk ekziston vetëm në Korenë e Jugut. Kafshët shtëpiake vlerësohet se shkaktojnë 1000 zjarre në vit në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.

(Kosova Sot Online)