E dhimbshme: Burri rrah gruan dhe largon nga shtëpia pesë vajzat e tij në natën e Vitit të Ri

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 11:16
E dhimbshme: Burri rrah gruan dhe largon nga shtëpia pesë vajzat e tij në natën e Vitit të Ri

Ndonëse mbrëmë ishte natë festive, rastet e dhunës në familjet kosovare nuk munguan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur me anë të një komunikate se në orët e hershme të mëngjesit në ora 01:50 stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Zborc të Shtimës është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Xh.S (M/K) 44 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij dhe më pas i kishte larguar nga shtëpia bashkëshorten dhe pesë vajzat e tij.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

(Kosova Sot Online)