Ish-pushtetarët e inkriminuar për të palarat e tyre, në koalicion informal të bashkuar kundër Qeverisë

Ish-pushtetarët e inkriminuar për të palarat e tyre, në koalicion informal të bashkuar kundër Qeverisë
Ish-pushtetarët e inkriminuar për të palarat e tyre, në koalicion informal të bashkuar kundër Qeverisë

Arsim Haziri

  • 01 January 2022 - 08:58

Shkruan: Analist - Arsim Haziri

Po duan ta mbulojnë krimin dhe korrupsionin, të krijojnë mjegull dhe ta relativizojnë zhvatjen, të pengojnë daljen në pah të keqpërdorimeve dhe ta pamundësojnë luftën e filluar pa dorëza kundër krimit e korrupsionit. Tani më po shihet ashiqare se sa më shumë vendime të drejta e të forta që dalin nga përbërja e kësaj Qeverie, aq më shumë do po shtohen sulmet e tyre, duke provuar të vazhdojnë e të zhurmojnë deri në ditën kur nuk do të ju mbetet asnjë keqpërdorim pa u zbuluar dhe pa u hetuar nga e shkuara e tyre e qeverisjes së inkriminuar, për të cilën duhet të dalin para ligjit, para drejtësisë dhe para demaskimit qytetar.

-Të gjitha zhvillimet e fundit në skenën politike në vend, po dëshmojnë se sa banale dhe të pa kripura, dhe tendenca të pa sinqerta të luftës për pushtet, janë akuzat që po i drejtohen kësaj qeverie nga opozita dhe nga shoqëria civile e orkestruar nga krimo politika, lidhur me situatën e krijuar nga kriza globale, situate kjo me të cilën po përpiqet të ballafaqohet edhe Qeveria e re Kurti 2 me të gjithë ministritë pa dallim dhe pa kursim, bazuar në mundësit e kapaciteteve por edhe të resurseve që i ka trashëguar nga qeverisjet e kaluara.

Sado që Mandatet e kaluara kanë lënë mbrapa një trashëgimi shumë të keqe në qeverisje, Qeveria Kurti që nga dita e parë e marrjes së mandatit ju përgjigj një sfide për të cilën nuk kishte kontribuar, që nuk e kishte përgjegjësinë e as fajin sepse askush nuk e kishte parashikuar, një sfidë globale rajonale e botërore, rritje e çmimeve në nivel global e rajonal, krizë energjetike me përmasa shumë më të gjëra se nacionale me shtrirje evropiane e rajonale. Dhe prapë, përsëri shigjetat e sulmit drejtohen kundër qeverisë që nuk ka më shumë se 8 muaj jetë te veprim dhe të qeverisjes pas marrjes së mandatit të pare të plotë, pas atij grusht shtetit të pa harruar nga lidhje e klanit pronto me koalicionin politik të inkriminuar.

Kjo Qeveri përfundimisht gjendet para një provimi të madh, e pa sprovuar dhe pa hipotekë nga dy dekadat e qeverisjes së kaluar, me të gjitha problemet që kjo i ka trashëguar. Deri dje po kjo Qeveri aludohej e akuzohej për fajin që s'e kishte, akuzohej që po i ikë përgjegjësisë, kurse të njëjtit sot e akuzojnë pse veproi për t'iu dalë në mbështetje shtresave më të goditura. E gjithë kjo situatë kaosi që po provojnë ta krijojnë të dështuarit dhe të ndëshkuarit e politikës nga vetë qytetarët tregon se të inkriminuarit nuk dorëzohen lehtë, prandaj është e dukshme kjo situatë e krijuar e përbashkimit të ish spektrit politik të inkriminuar, në një bllok të gjerë frontal për të sulmuar këtë Qeveri, për ta pasur si mbrojtje të asaj çfarë ka ndodhur gjatë viteve të shkuara me veprime skandaloze dhe qeverisje të tej inkriminuara.

Sido qoftë e kaluara e zezë nuk harrohet as nuk mundë të mbulohet. E kanë kotë këta që po mundohen të fshehin lidhjen e tyre me krimin, oligarko politikanët e inkriminuar që po bëjnë zhurmë për ta fshehur super hajninë e tyre të vjedhjes dhe plaçkitjes së shtetit për dy dekada nën zhurmën e sulmeve të pabazuara. Po duan ta mbulojnë krimin dhe korrupsionin, të krijojnë mjegull dhe ta relativizojnë zhvatjen, të pengojnë daljen në pah të keqpërdorimeve dhe ta pamundësojnë luftën e filluar pa dorëza kundër krimit e korrupsionit. Tani më po shihet ashiqare se sa më shumë vendime të drejta e të forta që dalin nga përbërja e kësaj Qeverie, aq më shumë do po shtohen sulmet e tyre, duke provuar të vazhdojnë e të zhurmojnë deri në ditën kur nuk do të ju mbetet asnjë keqpërdorim pa u zbuluar dhe pa u hetuar nga e shkuara e tyre e qeverisjes së inkriminuar, për të cilën duhet të dalin para ligjit, para drejtësisë dhe para demaskimit qytetar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".