Plumbat qorr ua dëmtuan tarracat dy familjeve dje në Gjilan

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 12:29
 Plumbat qorr ua dëmtuan tarracat dy familjeve dje në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy familje janë ankuar pasi nga plumbat qorr u janë dëmtuar tarracat e banesave të tyre.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Lumbardhi” në Gjilan.

“Rr. Lumbardhi, Gjilan 31.12.2021 – 19:00. Dy ankuesit meshkuj  kosovarë ka informuar se nga plumbat qorr, u janë dëmtuar tarracat e banesave të tyre”, thuhet në njoftim.

Dje qytetarët kanë festuar ndrrimin e motive.

Nga organet e rendit është bërë thirrje që të mos festohet me armë.

(Kosova Sot Online)