Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një fëmijë 14 vjeçar

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 19:04
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një fëmijë 14 vjeçar

Një fëmijë 14 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Është një vetaksident trafiku me fatalitet, një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka thënë Osmanollaj.

(Kosova Sot Online)