Vdekja e 14-vjeçarit nga Suhareka në aksident trafiku, policia jep detaje

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 09:22
Vdekja e 14-vjeçarit nga Suhareka në aksident trafiku, policia jep detaje

Një 14-vjeçar ka mbetur i vdekur pasditen e së dielës, pas një vetaksidenti në trafik, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Grikoc-Sallagrazhdë të Suharekës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh

I mituri i cili kishte qenë duke e drejtuar vetë veturën, është rrokullisur me veturë. Si pasojë e vetaksidentit, ai ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Ndërkaq lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri po ashtu i mitur, i cili gjendej në veturë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.

“Fsh. Grikoc – Sallagrazhd, Suharekë 02.01.2022 – 16:20. Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull  kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)