Qytetarët gjejnë predha plumbash në vetura

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 09:31
Qytetarët gjejnë predha plumbash në vetura

Dy persona kanë raportuar në polici se veturat e tyre janë dëmtuar nga predhat që dyshohet të jenë nga festimet e natës së Vitit të Ri.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Ahmeti Gashi” në Prishtinë.

“Rr. Ahmet Gashi, Prishtinë 01-02.01.2022 – 14:40-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga ‘festimet’ gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Rr. Bedri Shala, Prishtinë 01-02.01.2022 – 18:00-15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga’ festime’t gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)