Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale rajonale

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 10:43
Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale rajonale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 35 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-Covid. Kështu kanë bërë të ditur nga SHSKUK.

Sipas këtij shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 29  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient  i  spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë.

(Kosova Sot Online)