A ndodhi në Kosovë gjuajtja e plumbit qorr në dritaren e shtëpisë së Vasfije Krasniqit, flet vëllai i saj

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 14:21
A ndodhi në Kosovë gjuajtja e plumbit qorr në dritaren e shtëpisë së Vasfije Krasniqit, flet vëllai i saj

Nafi Krasniqi, vëllai i deputetes së LVV-së Vasfije Krasniqi, ka thënë se plumbi qorr në drejtim të shtëpisë së saj në natën e Vitit të Ri ka ndodhur në Amerikë dhe jo në Kosovë.

Vëllai i deputetes Krasniqi thotë se rasti po trajtohet nga autoritetet lokale atje, duke shtuar se janë në pritje të rezultateve të hetimit.

“Siq, e ceka më lartë Buqa është në SHBA dhe kjo ka ndodhur atje, madje, në momentin kur ka ndodhur Buqa ka qenë ulur në ulësen pranë dritares, e që me të drejtë në ato momente Buqa dhe, të gjithë ne kemi qenë të shqetësuar, qoft për rrezikun paraprak apo edhe mos kjo ka qenë e qëllimshme”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Sqarim

Fillimisht më lejoni të ju njoftoi se Vasfija-Buqa është mirë dhe, e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA!

Ndonse, këto dy ditë kam pranuar telefonata të shumta në lidhje me predhën “plumbin qorr” që goditi dritaren e shtëpisë së Buqës, e që me të drejtë pyesnin për Buqen dhe, atë nëse kjo mund t’ket qenë e qëllimshme.

Siq, e ceka më lartë Buqa është në SHBA dhe kjo ka ndodhur atje, madje, në momentin kur ka ndodhur Buqa ka qenë ulur në ulësen pranë dritares, e që me të drejtë në ato momente Buqa dhe, të gjithë ne kemi qenë të shqetësuar, qoft për rrezikun paraprak apo edhe mos kjo ka qenë e qëllimshme.

Përderisa, rasti është duke u trajtuar nga autoritetet lokale, ne presim cili do të jetë rezultati i hetimeve, nëse do të ketë ndonjë rezlutat apo gjithçka do të mbetet me kaq, e rëndësishme është që Buqa është mirë, dhe pa asnjë hezitim do të vazhdoi tutje!

Shëndet e suksese në 2022!

(Kosova Sot Online)