Therja me thikë në Prishtinë, arrestohen dy persona

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 14:42
Therja me thikë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Syri.net pak më parë raportoi për një rast të therjes me thikë që ka ndodhur afër objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy person të dyshuar.

“Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.”

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”

“Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.

(Kosova Sot Online