Vetëm 330 doza të vaksinës Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 15:38
 Vetëm 330 doza të vaksinës Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 330 doza të vaksinës Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, deri tani numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 674 mijë e 839.

783 mijë e 180 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës. Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)