Aksident trafiku në Prishtinë, këmbësori pëson lëndime trupore

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 15:45
 Aksident trafiku në Prishtinë, këmbësori pëson lëndime trupore

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje, teksa këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:20 në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar policia.

(Kosova Sot Online)