Nëna akuzohet se shiti të bijën e ndjerë 5-vjeçare

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 17:29
 Nëna akuzohet se shiti të bijën e ndjerë 5-vjeçare

Një grua në Amerikë akuzohet se ka shitur të bijën e saj  5-vjeçare, si skllave seksi, përpara se vogëlushja të gjendej e pajetë në një shtëpi në Alabama.

Detajet rrëqethëse vijnë tre javë pas vdekjes së 5-vjeçares, ku nëna e saj, 35-vjeçarja Kristy Siple, e përlotur njoftonte para kamerave zhdukjen e të bijës.

Trupi i pajetë i vajzës u gjet në një shtëpi të braktisur në Alabama, shkruajnë mediet e huaja.

Sipas hetimeve nëna ka rënë dakord që një 37-vjeçar të kryente marrëdhënie seksuale  dhe akte çnjerëzore me të bijën 5-vjeçare, kundrejt pagesës.

(Kosova Sot Online)