Përparim Rama e thërret seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 17:52
 Përparim Rama e thërret seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal

samblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës tashmë kanë marrë ftesa për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. Ai ka njoftuar se seanca do të mbahet këtë të mërkure më 5 janar, 24 orë para mbylljes së afatit për zgjedhjen e kryesuesit.

“Me 5 janar kemi seancën për zgjedhjen e Kryesuesit të Asamblesë”, tha Zogaj shkurtimisht për Paparacin.

Se asamblistët kanë marrë ftesë nga partia që ka fituar udhëheqjen e komunës së Prishtinës, e ka konfirmuar edhe sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Arben Gecaj.

“Po asamblistët tanë kanë marrë ftesë, seanca është thirrur gjatë kësaj jave”, tha ai.

Ky i fundit nuk ka treguar nëse kanë pranuar ndonjë ofertë për koalicion nga ana e LDK-së.

Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë.

Përparim Rama është betuar i kryetar i Komunës së Prishtinës më 7 dhjetor.

(Kosova Sot Online)