Aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova', dy persona të lënduar

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 18:11
Aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova', dy persona të lënduar

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në pjesën mes Suharekës e Prizreni.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë rajonale,  Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, ka bërë të ditur ai.

(Kosova Sot Online)