Kosovarët i ndezin “agregatët”, kriza energjetike e vendit bëhet temë në mediat ndërkombëtare

  • E.K /
  • 04 January 2022 - 08:52
Kosovarët i ndezin “agregatët”, kriza energjetike e vendit bëhet temë në mediat ndërkombëtare

Përderisa Kosova gjendet në pikun e krizës energjetike në një dekadë, tani kjo temë përfshihet edhe nga mediat ndërkombëtare.

Në një artikull të shkruar nga kjo agjenci ështe trajtuar problemi me energjinë elektrike dhe dëmet që po shkakton në vend e specifikisht për bizneset.

Xhelal Gashi, i cili ka në pronësi një furrë buke, është duke menduar ta mbyllë atë shkaku i shpenzimeve për naftën e gjeneratorit.

“Zakonisht paguaj rreth 300 euro (339,84 dollarë) për faturën time të energjisë elektrike, por tani po shpenzoj 100-110 euro në ditë për të blerë naftë për gjeneratorin”, tha Gashi, duke folur nga furra e tij ku ka 10 punëtorë.

Shumë biznese dhe familje në Kosovë kanë nxjerrë gjeneratorë portativë të energjisë pasi kompania e shpërndarjes së energjisë në vend, Sistemet e Shpërndarjes së Energjisë së Kosovës (KEDS), njoftoi javën e kaluar se do të prezantonte ndërprerjet e energjisë elektrike prej dy orësh deri në njoftimin e dytë”, thuhet në artikullin e “Reuters”.

Përkundër ankesave të qytetarëve janë përmendur edhe hapat e fundit të qeverisë Kurti mbi krizen energjetike dhe gjendjen e Kosovës krahasuar me shtetet e tjera, e përshkruar ndryshe si vendi me çmimin më të lirë në Evropë pasi tarifat shtëpiake janë shumë të subvencionuara.

Gjithashtu problemi tjetër i theksuar, qëndron tek kërkesa e vazhdueshme për mundësimin e punës me gjenerator, ku qytetari Gani Fazlia, i cili rregullon gjeneratorët ka thënë për Reuters që tani është e pamundur të vazhdojë punën e tij karshi kërkesave shumë të larta pë rregullimin e mbi 15 gjeneratorëve në ditë.

(Kosova Sot Online)