Tronditet fermeri: Lind keci me fytyrë njeriu

  • E.K /
  • 04 January 2022 - 09:42
Tronditet fermeri: Lind keci me fytyrë njeriu

Një fermer në Indi është tronditur momentin kur pa se dhia e tij lindi një kec me “fytyrë njeriu”.

Sipas artikullit të Daily Mail, dhia e 46-vjeçarit, Sakar Das lindi dy keca të vegjël, njëri prej tyre  ishte 100% i shëndetshëm, ndërsa i dyti  kishte “kokë njeriu” pa qime dhe me dy këmbë.

Në Indi lindja e një kafshe të deformuar konsiderohet si një ogur i keq. Sipas vendasve, keci me fytyrë njeriu është paralajmërim nga Zoti.

Fermeri tha se  “fqinjët nxituan për të parë kecin dhe se të gjithë u tronditën nga pamja e tij”.

(Kosova Sot Online)