Ambasadori i ri amerikan po i përzgjedh pikturat që do t’i varë në shtëpi dhe ambasadë para nisjes në Kosovë

  • E.K /
  • 04 January 2022 - 11:42
Ambasadori i ri amerikan po i përzgjedh pikturat që do t’i varë në shtëpi dhe ambasadë para nisjes në Kosovë

Gazeta lokale amerikane “The Bellingham Herald” ka shkruar për ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier që ka origjinën nga qyteti Bellingham i shtetit të Washingtonit.

Gazeta shkruan se ambasodori Hovenier po punon me koleksionistë të artit për t’i përzgjedhur pikturat që ai do t’i sjellë në Kosovë.

“Hovenier beson se është e rëndësishme që t’i nderojë rrënjët e Washingtonit në detyrat e tij jashtë vendit. Ai po punon me një koleksionues arti për të përzgjedhur veprat e artit që do t’i varë në shtëpinë e tij në Kosovë dhe në ambasadën e ShBA-së ku ai do t’i argëtojë lideërt e huaj. Hovenier është duke e përzgjedhur artin që e pasqyron frymën e Veriperëndimit amerikan të Paqësorit – ai veçanërisht shpreson t’i vë në dukje veprat e artistëve indogjenë”, thuhet në artikullin e Bellingham Herald.

Ambasadori i ri i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, pritet të arrijë në Prishtinëgjatë muajit janar.

Hovenier është betuar të martën para Nënsekretares amerikane të shtetit për çështje politike Victoria Nuland si ambasador i ri në Kosovë.

Ndryshe, Jeffrey Hovenier është konfirmuar nga Senati, si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në nëntor të këtij viti.

Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Në pozitën e ambasadorit në Prishtinë, ai do të zëvëndëjë, ambasadorin e deritanishëm, Philip Kosnett.

(Kosova Sot Online)