Vrasje në kryeqytet, identifikohen viktima dhe 4 të plagosurit në gjendje kritike

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 17:37
Vrasje në kryeqytet, identifikohen viktima dhe 4 të plagosurit në gjendje kritike

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se viktima është Erion Çela, të plagosur kanë ngelur  Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj 19 vjec, Blerim Çela 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)