Regjistrohet rasti i parë me “Florona”, pacienti i infektuar me grip dhe COVID-19

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 17:48
Regjistrohet rasti i parë me “Florona”, pacienti i infektuar me grip dhe COVID-19

Në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, sot është zbuluar rasti i parë me “Fluron”, që është kombinim i gripit sezonal dhe koronavirusit. Kështu ka bërë të ditur portali “Klix.ba.

Bëhet fjalë për një pacient të lindur në vitin 2000.

Ky variant është zbuluar para tri ditësh për herë të parë në Izrael.

“Pacienti është i vetëdijshëm dhe i qëndrueshëm në frymëmarrje”, thuhet në raportin e Klinikës në Banjallukë.

“Ky zbulim konfirmon qarkullimin e të dy viruseve në popullatë dhe mundësinë e bashkë-infektimit të shkaktuar nga gripi dhe SARS-CoV-2, i ngjashëm me atë që tashmë është konfirmuar në vendet e tjera”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)