Ndalohet qytetari në Pejë, i sekuestrohet arma me 14 fishekë

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 12:44
Ndalohet qytetari në Pejë, i sekuestrohet arma me 14 fishekë

Mbrëmë rreth orës 21:45, në rrugën “Selmon Lajqi” në Pejë, derisa  patrulla e stacionit Policor në Pejë dhe njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin në asistim të inspektorëve sanitar.

“Gjatë kontrollimit në një lokal në rrugën e lartshënuar se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti covid, nga zyrtarët Policor është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale, i njëjti është kontrolluar nga Policia dhe gjatë kontrollit tek personi i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) arme (pistoletë) e tipit “Smith & Wesson, 1 (një) karikator i së njëjtës armë dhe 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë të së njëjtës armë”, njofton policia.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë.

(Kosova Sot Online)