Sindikatat kërkojnë që rroga minimale të mos jetë nën 400 euro

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 12:48
Sindikatat kërkojnë që rroga minimale të mos jetë nën 400 euro

Paga minimale vazhdon të mos ndryshojë në Kosovë. Premtimet e ekzekutivit për ngritje të pagës minimale në 250 euro nuk i afrohen kërkesave të sindikatave që tashmë kërkojnë që të mos jetë nën 400 euro pas rrethanave të reja të krijuara. Opozita mendon se ngritja e pagës minimale është e domosdoshme për shkak të ngritjes së çmimeve, krizës energjetike e pandemisë.

Paga minimale në Kosovë, ndonëse sipas Ligjit të punës do të duhej të përcaktohej çdo vit, që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35-vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35-vjeç.

(Kosova Sot Online)