Vrasja e një gruaje në Llaushë të Skenderajt, reagon Blerta Deliu-Kodra

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 17:41
Vrasja e një gruaje në Llaushë të Skenderajt, reagon Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pasi një grua dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Përmes një postimi në “Facebook”, Deliu ka thënë se dhuna dhe vrasja nuk janë zgjidhje për problemet.

Më tutje ajo ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të përgjigjen me shpejtësi lidhur me këtë rast.

“Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë, vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i sajë në fshatin Llaushë të Skënderajt.   Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë mjet për zgjidhje të problemeve, e kurrsesi vrasja. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës. Institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast tragjik”, ka shkruar ajo.

Një burrë dyshohet se ka qëlluar sot për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, burrin e viktimës, 51-vjeçar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.


(Kosova Sot Online)