Ngujimi i Novak Gjokoviç në Aeroportin e Melburnit, përfshihet edhe Vuçiq

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 22:11
Ngujimi i Novak Gjokoviç në Aeroportin e Melburnit, përfshihet edhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me tenistin Novak Gjokoviç, i cili prej disa orësh është duke pritur në aeroportin e Melburnit për vendimin e autoriteteve lokale nëse do ta lejojnë të shkojë në Australi për të marrë pjesë në në Australian Open.

Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka thënë se e ka lajmëruar Novak se autoritetet serbe po marrin të gjitha masat e duhura për t’ia mundësuar hyrjen në Australi.

“I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona po marrin të gjitha masat për të ndalur ngacmimet e tenistit më të mirë në botë në një kohë sa më të shkurtër. Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Gjokoviqin, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Gjokoviç nuk ka treguar kurrë nëse është i vaksinuar, por ai ka qenë kundërshtar i zëshëm ndaj vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19.

Përveç përjashtimit mjekësor, problem për hyrjen e Gjokoviqit në Australi është edhe lloji i vizës që kërkon ekipi i tij, shkruajnë mediat serbe.

(Kosova Sot Online)