Gjendja e pacientëve me Covid në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 10:20
Gjendja e pacientëve me Covid në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se pesë pacientë të konfirmuar me Coronavirus janë në trajtim në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë.

Sipas ShSKUK-së, 20 të tjerë janë duke u trajtuar post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 5 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 20 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

(Kosova Sot Online)