Petkoviq sot pritet ta vizitojë Kosovën, do të qëndrojë dy ditë

  • G.G /
  • 06 January 2022 - 13:59
Petkoviq sot pritet ta vizitojë Kosovën, do të qëndrojë dy ditë

Sipas të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.

Përmes një njoftimi në uebfaqen zyrtare të kësaj zyre,  Petkoviq do ta realizojë vizitën për nder të krishtlindjeve ortodokse.

Petkoviq do të qëndrojë sot nga ora 15:00 në Zveçan ku do të bisedojë me qytetarët serbë atje.

Të nesërmen Petkoviq do të qëndrojë në Priluzhë dhe më pas do të marrë pjesë në liturgjinë në Manastirin e Graçanicës, të cilën do ta mbajë peshkopi Teodosije.

Ai do të qëndrojë edhe në Novobërdë teksa vizitën do ta përfundojë në fshatin Pasjan të Gjilanit.

Herën e fundit që Petkoviq ka tentuar të hyjë në Kosovë është kthyer mbrapa nga pika kufitare në Jarinjë.

(Kosova Sot Online)