Dekorim Sahiti kritikon në Facebook Qeverinë për masat anti-Covid, menjëherë Njësia Speciale i shkon te lokali

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 14:12
Dekorim Sahiti kritikon në Facebook Qeverinë për masat anti-Covid, menjëherë Njësia Speciale i shkon te lokali

Gastronomi Dekorim Sahiti ka shkruar në Facebook se pas një statusi ku kritikoi Qeverinë e Kosovës për masat anti-Covid, Njësia Speciale i ka shkuar te lokali.

Në statusin të cilit po i referohet Sahiti, thuhet se “Amerika me  550.000 raste ne dite, Anglia me 200.000 raste ne dite edhe funksionon jete normale dmth jane hapur clube festivale deri 20,30k normal me regullat e tyne me kerkim vaksine ….  Te na jane  bo 100 raste ne dite  qeveria tha duhet me i shtrengu masat … cilat masa o bir na jemi ne ore policore qe 3 muaj nalet muzika 9:30 spunon cluba mos flas festivalee e gjanaa … qfar masa … neve veq me na ly n’domestos ska met tjetër. Ndrrone more qasjen se sja ka nise tash pandemia kqyrne dyjen qysh po funksionon e boni rregulla qysh po punon bota moree hajmedet per neveee”.

Ai pretendon se pas publikimit të këtij statusi, policia i ka shkuar në lokal dhe e ka dënuar.

“Gabova qe e shkruva qat status se erdhen me denun meniher, le qe denun po njesin speciale se kuptova se sa di une ata jon veq per nderhyrje ekstrmee kriminale … hajt more se bohet mire po fjalen e lire ska qe e nal ne shekullin 21 ne nje bote demokratike”, ka shkruar Sahiti.

Më vonë ai ka publikuar edhe fotografi të policëve, për të cilët thotë se “i çoi Qeveria e Kosovës”.

“Mi pa njeri thu ti u vra kush … parameno qa ka ndodhhhhhh … NJERZT QE JON KON UL JON QU NKOM … qe per qa i qon Qeveria e Republikës së Kosovës  se kta kta skan faj  … ??‍♂️ … jena msu me jetu edhe regjime mat rana”, ka shkruar Sahiti.

(Kosova Sot Online)