Lexoni edhe:
Është koha të shemben kupolat totalitare, diktatoriale e kriminale në partitë politike!
Shkruan: Analisti - Gani Qarri
I ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, demantoi edhe një herë gënjeshtrat e opozitës së inkriminuar , duke i hedhur përfundimisht poshtë, si të pa baza, në “shportë të mbeturinave” akuzat e opozitës për kinse antiamerikanizmin e Qeverisë Kurti, i cili në mesazhin e fundit të vitit 2021, në pritje të vitit të ri 2022, tha se viti 2021 ka dëshmuar më së miri që partneriteti midis Kosovës dhe Amerikës është më i fortë se kurrë ndonjëherë më parë.
-Zbarkimi i përbashkët i ushtarëve të Kosovës me ata të SHBA-ve në Kuvajt,furnizimi i Ushtrisë së Kosovës me mjete ushtarake, vaksinat anti-Covid-19, ndihmat e gjithanshme si dhe strehimi i refugjatëve afganë në koordinim me SHBA-të, janë vlera të cilat forcojnë dhe avancojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme me mikun më të madh të shqiptarëve në botë, SHBA-të, të cilat e vlerësojnë jashtëzakonisht lartë,luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, që për herë të parë,po ndodhë në përmasa të tilla, në Kosovë.
Është koha të shemben kupolat totalitare, diktatoriale e kriminale në partitë politike!Lexoni edhe:
Për aq më tepër, nëpërmjet një postimi në Tvitter, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së, Giacobbe, numëroi disa prej marrëveshjeve kryesore dhe bashkëpunimeve më të suksesshme ndërmjet dy vendeve gjatë këtij viti, të cilat sipas kanë forcuar dhe konfirmuar edhe më fuqishëm besimin dhe bashkëpunimin mes dy popujve dhe dy shteteve tona. Giacobbe, duke i uruar popullit të Kosovës, Vitin e Ri 2022, ka shfaqur vullnetin dhe këmbënguljen e Kosovës dhe kosovarëve duke dëshmuar se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë.
Këta janë vetëm disa nga shembujt e përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit, ka thënë Giacobbe, në videon e publikuar, ku është përmendur edhe donacioni i gjysmë milioni vaksinave ndaj COVID-19 për Kosovën, zbarkimin e përbashkët të ushtarëve të Kosovës në Kuvajt, në kuadër të ushtrisë amerikane, si dhe strehimi i refugjatëve afganëve në Kosovë, duke vlerësuar lartë mbështetjen politike të Qeverisë së Kosovës dhënë institucioneve të drejtësisë, për luftimin sa më me sukses të korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".