Vjedhje me maska e armë zjarri në filialin e një poste në Prishtinë

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 09:53
Vjedhje me maska e armë zjarri në filialin e një poste në Prishtinë

Një punonjës i postës ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, persona të panjohur kanë hyrë të armatosur e të maskuar, dhe kanë vjedhur një shumë të parave.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Prishtinë 06.01.2022 – 19:06. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke  punuar në filialin e postës aty kishin hyrë dy persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre kishte pas një pistoletë në dorë dhe nën kërcënim të  armës nga fioku ia kishin marr një shumë të parave. Të dyshuarit pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)