Atentati / 37-vjeçari sapo kishte ardhur nga Holanda, autorët e mbanin nën vëzhgim

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 11:52
Atentati / 37-vjeçari sapo kishte ardhur nga Holanda, autorët e mbanin nën vëzhgim

Detaje të reja janë mësuar nga atentati i dy ditëve më parë në Vlorë ku mbeti i plagosur me armë zjarri 37-vjeçari Diego Hanaj. Burime bëjnë me dije për ABC se ai kishte disa ditë që kishte ardhur nga Holanda. Makina tip “Audi” e autorëve që u gjet e djegur në fshatin Trevllazër kishte kaluar edhe herë të tjera në lagjen e Hanajt dhe e kishte mbajtur nën vëzhgim objektivin.

Kamerat e sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja kanë arritur të pikasin makinën e autorëve por identifikimi i tyre është i pamundur në sajë të pamjeve filmike.

Vetë 37-vjeçari ka dëshmuar para uniformave blu, por kjo nuk i ka ndihmuar ata për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë natën kur ndodhi ngjarja, policia i ka bërë thirrje për kontroll automjetit të autorëve por ata janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët gjatë ndjekjes së tyre.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, pranë një marketi, para pallatit ku banon 37-vjeçari ku disa persona hapën zjarr teksa po udhëtonin me një automjet. Hanaj ka marrë plagë plumbi në dorë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)