Pëlcet gypi i ujit në lagjen Lakrishte, këto rrugë mbesin pa ujë

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 14:58
Pëlcet gypi i ujit në lagjen Lakrishte, këto rrugë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se disa rrugë kanë mbetur pa ujë si pasojë e pëlcitjes së gypit të ujit në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Pa furnizim me ujë të pijshëm sipas njoftimit kanë mbetur, një pjesë e lagjes ” Dardania” , një pjesë e lagjes ” Lakrishte” , rruga ” Hazir Shala” në lagjen Kalabria deri te Kazerma ” Adem Jashari”.

“Para pak çastesh, jemi informuar se ka rrjedhje uji nga pëlcitja e një gypi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, më saktësisht në oborrin e Procredit Bank. Me të marrë këtë informacion, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të verifikuar dëmtimin e gypit AC fi 200 mm , i cili ka pëlcitë vetvetiu. Pa furnizim me ujë të pijshëm janë: Një pjesë e lagjes ” Dardania” , një pjesë e lagjes ” Lakrishte” , rruga ” Hazir Shala” në lagjen Kalabria deri te Kazerma ” Adem Jashari””, thuhet në njoftim.

 Njoftim i plotë:

Prishtinë, 7 janar – Para pak çastesh, jemi informuar se ka rrjedhje uji nga pëlcitja e një gypi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, më saktësisht në oborrin e Procredit Bank.

Me të marrë këtë informacion, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të verifikuar dëmtimin e gypit AC fi 200 mm , i cili ka pëlcitë vetvetiu.

Pa furnizim me ujë të pijshëm janë: Një pjesë e lagjes ” Dardania” , një pjesë e lagjes ” Lakrishte” , rruga ” Hazir Shala” në lagjen Kalabria deri te Kazerma ” Adem Jashari”.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do e bëjnë të pamundurën që ta sanojnë sa më shpejt, por fillimi i sanimit do realizohet në momentin që largohen disa vetura të parkuara në vendin e dëmtimit, me ç’rast i kemi informuar organet gjegjëse.

Do ju mbajmë të informuar më tej me rastin dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!

(Kosova Sot Online)